Tension në Serbi: Avionë të panjohur vëzhgonin ushtrinë serbe, Vuçiq dha urdhër për t’i shkatërruar!

Presidenti i Serbisë dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura, Aleksandar Vuçiq, ka lëshuar sot një urdhër zyrtar për të shkatërruar menjëherë të gjithë dronët e armikut në territorin e Serbisë qendrore, transmeton InfoShqip.

Vuçiq vendosi të ndërmarrë këtë hap pas incidentit që ndodhi në zonën mbi Merdar dhe në afërsi të Rashkës, kur dronët e panjohur po vëzhgonin kazermat dhe pozicionet e forcave të armatosura të Serbisë, raportojnë mediat e Beogradit.

Për të penguar aktivitetet e mëtejshme të armikut, “Migov 29” serb u ngritën në aksionin e vëzhgimit dhe sulmit të mundshëm të avionëve armik. Pas pak kohësh, objektet e vëzhguara u larguan nga hapësira ajrore e Serbisë qendrore dhe nëse nuk do të kishin bërë një gjë të tillë do të ishin shkatërruar sepse Komandanti Suprem kishte lëshuar urdhër për veprim të menjëhershëm me armë kundërajrore./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu