Tensione në qeverinë turke, lideri i opozitës kryeson ndaj Erdogan në sondazhe

Sipas sondazheve të fundit, lideri i opozitës turke Kemal Kiliçdaroglu kryeson ndaj presidentit Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e majit, gjë që ka shkaktuar shqetësim në kampin qeveritar.

Sipas një sondazhi nga ORC Research, Kilicdaroglu është përpara Erdoganit me gati 14%. Qytetarët janë pyetur se për cilin nga të dy kandidatët do të votonin duke zgjedhur me 43,2% Erdogan dhe 56,8% Kilicdaroglu.

Sondazhi u krye nga ORC Research midis 4 dhe 6 mars. Megjithatë, një sondazh përkatës nga e njëjta kompani janarin e kaluar tregoi se kreu i opozitës së bashkuar do të kishte vështirësi të mposhtte presidentin turk në raport me kryebashkiakët e Ankarasë dhe Stambollit, respektivisht Mansour Yavas dhe Ekrem Imamoglu.

Megjithatë, tabloja duket se po ndryshon për kreun e Partisë Popullore Republikane (CHP), pasi ai u zgjodh si kandidat nga aleanca e gjashtë partive opozitare.

Pranimi i Kilicdaroglu duket se ka fituar pikë, nga njoftimi se Yavas dhe Imamoglu do të jenë nënkryetarë të qeverisë së ardhshme me përgjegjësi të rëndësishme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu