Tensione në rritje, shiptarja marohet me serbin në veri të Kosovës

Mira Dreaj, një shqiptare nga Durrësi, u martua sot në Leposaviç me serbin Dejan Slavkoviç pasi më parë ishte konvertuar në ortodokse. Ata u martuan në kishën ortodokse të Shën Gjon Pagëzorit në Soçanicë , ndërsa dasma u organizua në hollin e një vile në Leposaviç.

Më parë, nusja shqiptare ishte konvertuar në ortodokse me dëshirën e saj, dhe pas ceremonisë në kishë, dasma kaloi nëpër rrugët e Leposaviçit, ndër të tjera, pranë ndërtesës komunale ku po vazhdojnë protestat e serbëve për largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Pas martesës, shqiptarja tha:

“Jam martuar me Dejanin me dashuri. U takuam në Durrës. Njohja dhe shoqërimi ynë zgjati gjashtë muaj. Jam e lumtur që po kthehem në besimin e të parëve të mi. Tani ndihem serbe. Ka shumë njerëz në Shqipëri që janë me origjinë serbe dhe nuk e dinë këtë, ose deri më tani e kishin të ndaluar ta dinin.”– tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu