Tensione në Sofje, pas shkarkimit të kryeparlamentarit dhe akuzave për mosmarrëveshje me Maqedoninë

Pas shkarkimit të kryeparlamentarit, si dhe akuzave të ndërsjella të deputetëve të pushtetit dhe opozitës për rishikimin e buxhetit dhe temës së vetos së Maqedonisë, tensionet vazhdojnë për të dytën ditë në Kuvendin e Bullgarisë, ku vazhdon pasiguria e shumicës.

Përgjigja në këtë pyetje do të dihet të mërkurën, kur pritet votëbesimi ndaj Qeverisë së Kiril Petkovit, sipas të dhënave të fundit matematikore, gjithsej 115 deputetë qëndrojnë prapa Qeverisë, ndërsa opozita ka 125 deputetë, që pritet të votojnë për rrëzimin e kabinetit.

Por shifrat ndryshojnë vazhdimisht, pasi një deputet tjetër nga partia e Sllavi Trifonov ka vendosur t’i bashkohet grupit të Petkovit.

“Nuk dua të ndërlidhem me GERB-in dhe kur të kthehem në shtëpi dua t’i shikoj fëmijët e mi në sy”, tha Kirill Simeonov- deputet i ITN.

“Vendosëm të gjithë të vendosin vet, të vlerësojë nëse do të largohet nga grupi parlamentar i Ka Popull të Tillë së, të gjithë e shohin se çfarë po ndodh në vend. Nuk mund t’ju them nëse do të ketë deputetë të tjerë që do të largohen nga grupi”, u shpreh Ivo Atanasov- deputet i PP.

Votimi i mosbesimit ndaj qeverisë është bërë me kërkesë të partisë GERB të ish-kryeministrit Bojko Borisov, për shkak të krizës ekonomike në vend dhe do të ndodhë vetëm një ditë para nisjes së kryeministrit Petkov për në Bruksel për Samitin e qershorit. Partia në pushtet tha se do të bëjë çdo përpjekje për të parandaluar zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu