Tensionet në Veri, NATO del me thirrjen e fortë për Kosovën, ja çfarë pritet të ndodhë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se Kosova duhet të ulë tensionet dhe të mos ndërmarrë hapa destabilizues.

Pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrel, Stoltenberg tha se Prishtina duhet të mos e përshkallëzojë situatën dhe të mos marrë hapa të njëanshëm që mund të çojnë në destabilizimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Ai tha se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i bashkohen dialogut, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit. Dialog ky i udhëhequr nga BE.

Jens Stolenber shtoi gjithashtu se NATO dhe KFOR do të vazhdojnë të mbajnë një mjedis të sigurt dhe të qetë.

“Fola me Josep Borrell për Kosovën. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE tani, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues.NATO_KFOR do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të qetë”, shkruan ai në një postim në tëitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu