Tensionet Prishtinë-Beograd, Berisha: Serbia e mban konfliktin ndezur, Rama vasal i Vuçiç

Kreu i PD Sali Berisha, ka reaguar për situatën në rajon, duke u ndalur tek përplasjet mes Serbisë dhe Beogradit. Gjatë fjalës së tij Berisha gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi Rama se është kthyer në një vasal të presidentit Aleksandër Vuçiç.

“Dje zëdhënësi i Kremlinit reagoi haptas dhe fajësoi Kosovën për krizën e krijuar nga Vuçiçi dhe vetë Putini në rajon. Vendosja e bandave serbo-ruse dhe futja e armatimeve të gjitha këto si pretekst për të mos zbatuar ligjet.

Ky është një moment jo i lehtë për Kosovën, ndaj dua t’i shpreh solidaritetin tim të plotë, Kosovës qytetarëve të saj dhe të dënoj ndërhyrjen e Kremlinit dhe të Beogradit në punët e brendshme të Kosovës.

E gjitha kjo është përpjekje e Vuçiç për të mbajtur shtetin serb në Kosovë, ai nuk e fsheh këtë,. Përshëndes qëndrimin e vendosur të NATO-s. Putini dhe Putini i vogël Vuçiç janë të gatshëm për një aventurë të re, Serbia e mban konfliktin ndezur.

Uroj që paralajmërimet e NATO-s, uroj të mos ketë për përpjekje për destabilizim pasi ndëshkimi do të jetë i rëndë. Dënoj qëndrimin e Ramës, pasi në të gjitha këto acarime, Beogradi ka pasur direkt apo indirekt mbështetjen e plotë të Ramës. Beogradi është ndjerë komod dhe i sigurt, pasi me vasalin Edi Rama e ka vendosur Kosovës në një darë armiqësore si nga veriu ashtu edhe nga jugu i saj”, tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu