Tensionohet edhe më shumë situata në Bosnjë, Dodik thotë se “është i gatshëm të japë dorëheqje

Pas vendimit të marrë nga Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së Valentin Inzko që të ndalonte mohimin e gjenocidite në Srebrenicë tensionet janë rritur te politikanët serbë të Bosnjes.

Përfaqësuesit e Lartë të OKB-së vazhdimisht kanë pasur pushtetin që të imponojnë ligje dhe të shkarkojnë apo emërojnë politikanë.

Së fundi, këtë kompetencë e ushtroi me plot të drejtë Valentin Inzko që ndaloi mohimin e gjenocidit të Srebrenicës. Por, një gjë e tillë ashtu siç edhe pritej ka pezmatuar liderët dhe popullatën serbe të Bosnjës.

Milorad Dodik ka deklaruar se kjo është “shtypje e popullit serb” në një konferencë shtypi nga Banja Lluka.

Ai ka thënë që presidenca e Bosnje dhe Hercegovinës mund të mbetet pa anëtarin serb të saj.

Dodik akuzoi Përfaqësuesin e Lartë Inzko se kishte marrë vendim [ai për Srebrenicën] që nuk ishte në përputhje me Kushtetutën.

Inzko kishte deklaruar se nuk besonte që mund të kishte një të ardhme të mirë në një vend që glorifikonte kriiminelët e luftës.

Por, Dodik ka qenë mjaft i ashpër në reagimin e tij.

“Tash ne kemi një përndjekje të serbëve nga ana e myslimanëve”, u shpreh ai.

Ai shtoi se nuk besonte që ndonjë serb do të ishte pjesë e institucioneve boshnjake dhe se edhe vetë do të largohej prej saj duke treguar në “kalbjen e shtetit”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu