Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur jugun e Italisë pak pas mesnatës së të martës, raportoi “Euronews”.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë së Italisë (INGV), epiqendra e tërmetit ishte në Detin Tirren, pranë bregdetit të Kalabrisë.
Lëkundja sizmike u regjistrua në një thellësi prej rreth 250 kilometrash.
Megjithëse tërmeti u ndie përgjatë bregdetit tirren, autoritetet italiane kanë bërë të ditur se deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale.
Lëkundjet u ndien edhe në Napoli e në rajone të tjera të Italisë jugore, përfshirë Kalabrinë, Bazilikatën, Pulian dhe Sicilinë.










