Tërmeti i fuqishëm me 35 viktima në Turqi, reagon Erdogan: Nuk kemi nevojë për ndihmë

Ka shkuar në 35 numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues i 24 nëntorit në Turqi. Nga tërmeti me magnitudë 6.8 ballë i shkallës Righter me epiqendër në qytetin Elazig, mbetën të plagosur mbi 1500 persona.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan me bashkëpunëtorë të tij ndodhet në qytetin ku ka qenë epiqendra dhe nga aty ndërsa theksoi se çdo formë e përkrahjes për të prekurit do të kalojë në Drejtorinë e Menaxhimit të Eme.rgjencave dhe Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, tha se nuk ka nevojë për ndihmë.

“Vendi ynë nuk ka nevojë për ndihmë. Por nëse dikush dëshiron të ndihmojë, ata mund ta bëjnë këtë përmes AFAD dhe Gjysmëhënës së Kuqe”, ka thënë Erdogan mes të tjerash.

Bëhet me dije se mbi 72 ndërtesa janë rrënuar plotësisht. Autoritetet turke kanë konfirmuar se janë vendosur 8565 tenda për qytetarët që kanë mbetur jashtë.

Pas tërmetit të fuqishëm në Turqi raportohet se janë ndier edhe 462 paslëkundje të tjera, 14 prej të cilave me magnitudë mbi 4.

Autoritetet vendase po vazhdojnë kërkimet për nxjerrjen e trupave që ndodhen nën rrënoja, duke shpresuar se mund të ketë të mbijetuar. Ky ishte tërmeti më i fuqishëm pas atij të vitit 1999, në të cilin 17 mijë persona humbën jetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu