Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Erdogan: Zoti qoftë me kombin tonë (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme Turqia u godit nga një tërmeti fuqishëm me magnitudë 6.8. Mësohet se deri më tani raportohet se katër persona kanë humbur jetën dhe 84 të tjerë janë plagosur.

Sipas autoriteteve pesë pallate janë shkatërruar, ndërsa forcat e kërkim-shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë personat që kanë mbetur nën rrënoja.

Lidhur me situatën e rëndë, ka reaguar Presidenca Turke, e cila shprehet se situata po ndiqet nga afër dhe siguria e qytetarëve është prioritet.

“Po ndjekim situatën nga afër. Siguria e qytetarëve tanë është prioritet. Zoti qoftë me kombin tonë”, thuhet nga presidenca e Turqisë.

Pamje të frikshme pas tërmetit të fuqishëm në Turqi: Ndërtesat ‘shpërthejnë’ në flakë, deri tani 4 të vdekur dhe 84 të plagosur (VIDEO)

LEXO: https://bit.ly/36pzZAc

Posted by TetovaSot on Friday, January 24, 2020


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu