Tërmeti i fuqishëm në Turqi: “Na ndihmoni për hir të Allahut”, ish-portieri legjendar Demirel bën thirrje për ndihmë mes lotëve (VIDEO)

Legjenda e portës së Turqisë dhe klubit Fenerbahce, trajneri aktual i klubit turk Hatayspor, Volkan Demirel, ka kërkuar ndihmë mes lotëve në një video live në rrjetin e tij social.

Turqia është goditur nga një tërmet tepër i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ku kjo fatkeqësi natyrore ka shkaktuar qindra humbje jete deri më tani dhe mbi 2 mijë të plagosur.

Volkan Demirel, i cili është trajneri i Hatayspor, nuk ka mundur t’i kontrollojë lotët pas shkatërrimit në qytet dhe ka bërë thirrje për ndihmë. Ai ka bërë thirrje që të gjithë të ndihmojnë me aq sa munden pas kësaj katastrofe natyrore.

Të gjithë janë të mjerë këtu. Të gjithë po vdesin në Hataj. Ju lutem dërgoni ambulancë, ndihmoni këtu. Kushtet janë shumë të këqija. Ndihmoni, nuk mund t’i arrijmë njerëzit. Nuk mund të bëjmë shumë vetë. Dua që t’i dërgoni të gjitha nëse është e mundur. Ju lutemi ndihmoni për hir të Allahut”, është shprehur i dëshpëruar ish-portieri i Fenerbahce.

Edhe Zeynep Demirel, bashkëshortja e Volkan Demirel, ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale një mesazh. “Miq, jemi në Hatay dhe jemi mirë familjarisht. Nuk mund t’i kthej telefonatat dhe mesazhet një nga një, dijeni që jemi mirë”, tha ajo. Ish-portieri i kombëtares së Turqisë ndau meszashin e tij dhe gjithashtu kërkoi ndihmë nga ata që kishin informacion për ndërtesën ku jetonte miku i tij, të cilin nuk mundi ta arrinte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu