Tërmeti i fuqishëm shemb një restorant në Durrës, raportohet për dëme të shumta (VIDEO)

Durrësi është qyteti më i prekur nga tërmeti që shkundi vendin tonë në orën 3:55 minuta. Raportohet se ka dëme të mëdha materiale. Epiqendra e tërmetit ishte reth 11 kilometra nga qyteti i Durrësit dhe 31 kilometra nga Tirana, shkruan InfoShqip.

Sipas raportimeve të para, raportohet për dëme materiale në disa godina në Tiranë, Durrës, Lezhë, Fushë Krujë dhe Fier.

Në Durrës restoranti Miramare është shembur, por nuk raportohet për viktima. Në Tiranë si në gjithë qytetet e tjera, mijëra njerës kanë dalë nëpër rrugë të frikësuar nga tërmeti i fuqishëm që u ndje në gjithë ballkanin. /InfoShqip.com

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu