Tërmeti i fuqishëm shkundi Turqinë, vjen reagimi urgjent i Presidentit Erdogan (VIDEO)

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdo?an, reagon pas tërmetit të fuqishëm që goditi Izmirin pak minuta më parë. Tërmeti me magnitudë 7.0 i shkallës rihter ka shembur disa ndërtesa, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për viktima.

Përmes një reagimi të pak minutave më parë në Twitter, Erdogan shkruan se të gjitha autoritetet janë në terren dhe po punojnë në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe të evakuuimit.

“.. jemi pranë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Ne morëm masa për të filluar punën e nevojshme në rajon me të gjitha institucionet dhe ministrat tanë përkatës”, – shkruan Edrogan.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu