Tërmetet e njëpasnjëshme të cilët kanë goditur ditëve të fundit Shkupin fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë bilanc tragjik në njerëz, mirëpo ka shkaktuar dëme materiale.
Një foto tregon qartë se tërmeti ka shkaktuar dëme materiale, duke shkaktuar plasaritje të disa godinave të vjetra mnë disa pjesë të qytetit të Shkupit.
Fotoja tregon qartë se ka pasur dridhje të tokës, andaj plasaritjet e fasadave të ndërtesave është normale në rast kur tërmeti është i fuqisë 5.2 ballë, sipas shkallës së Rihterit.
Nga ana tjetër seizmologët vazhdimisht njoftojnë se nuk ka vend për panikë, por qytetarët duhet ti kthehen jetës normale duke i kryer angazhimet e tyre të jetës. Seizmologët thonë se paniku vetëm se mund ta ngarkon situatën, andaj duhet me syçeltësi të vazhdohet jeta normale.