Tërmeti shkatërrues, Ministria e Energjetikës: U hoqën 6 depozitat e mëdha të gazit nga hotelet

Ministria e Energjetikes dhe Infrastrukturës bën të ditur se në zonën e Durrësit janë ku ka pasur dëme më të mëdha nga lëkundjet sizmike, janë hequr 6 depozita të mëdha gazi nga disa subjektet që operojnë në fushën e hoteleri turizmit dhe hidrokarbureve.

“Në zbatim të urdhrit të brendshëm të kryeinspektorit, strukturat e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), duke bashkërenduar aksionin edhe me Shtabin e Emergjencave Civile, kanë ushtruar kontrolle në të gjitha subjektet e dëmtuara gjatë tërmetit në zonën e Durrësit, me qëllim heqjen e depozitave qendrore të gazit në subjektet me impiante qendrore të GLN.

Nga ana e grupeve të ISHTI janë hequr 6 depozita të mëdha, konkretisht në subjektet:

1- Vila Verde

2-Hotel Lubjana

3- Hotel Tropikal

4- Karburant Gega “plazh “

5- Hotel Mia Mar

6- Restorant Reom në Manzë Durrës

Kontrollet po vijojnë edhe në zonat e tjera të prekura nga tërmeti”, thekson Ministria e Energjetikes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu