Terrorizoi Tiranën, përplasi 7 makina për t’iu shmangur policisë, kush është ‘Schumaher’ i ri (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në Tiranë, ku një i ri që po ndiqej nga policia ka përplasur 7 makina.

Sipas informacioneve, makina e tipit “Tuareg” dyshohet se kishte armë dhe lëndë narkotike ndaj po ndiqej nga policia.

Panorama shkruan se personi që shkaktoi aksidentin e shumëfishtë quhet Gentian Koçi, i cili po udhëtonte me Ervin Kodrën, ky i fundit pasagjer.

Pas perplasjes së fundit ata kanë zbritur nga makina dhe kanë tentuar të fshihen në rrugicat e lagjes aty pranë, duke hedhur dhe një nga armët në oborrin e një banese.

Një dëshmitar që është ndodhur në vendngjarje ka treguar për JOQ:

Unë isha një ndër 2-3 kalimtarët që e pamë se çfarë ndodhi. Ato tek makina VV Jetta janë lënduar, ishin një familje dhe dy gra pësuan shok dhe dëmtime në trup e në kokë. Ata përplasën të paktën tre makinë, dy prej të cilave kanë pak dëme, Ndërsa Jetta siç e shihni. Ishte një skenë si film aksion Hollywood-I sepse ai përplasi Jetta-n që ishte në semafor dhe në ecje e sipër të makinës, shoferi doli dhe u hodh. Policët po ashtu në ecje e sipër lëshuan ato dy motorët dhe e ndoqën sepse ai kishte armë. E nxori të shtinte edhe policët po ashtu. Tmerr.”

VIDEO:

“Shoferi nxori armën dhe u hodh nga makina”, i riu tregon tmerrin e aksidentit në Tiranë on Vidnews.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu