Testamenti i Nexhmije Hoxhës: Unë nuk njoh Zot

Gazeta DITA publikoi nëj testament të lënë nga Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha, shuar të mërkurën pasdite në moshën 99-vjeçare.

Më shumë se një testament klasik, është një falenderim që ajo ia dedikon të birit Sokolit e të shoqes Teuta, si ata që meritojnë bekimet e saj për përkujdesjen e treguar në vitet pas vd, ekjes së Enverit e më tej pas rënies së regjimit.

E te fjala “bekim”, në rreshtat e parë të testamentit të saj, ajo gjen rastin për të deklaruan ateizmin e saj, atë që ajo nuk e njeh Zotin.

“Qofshi të gëzuar e paçi bekimin tim për gjithë jetën! Bekimi duket sikur është një atribut fetar, që jepet nga zoti ose një i shenjtë. Jo! Unë nuk njoh Zot. Perëndia ime është ndërgjegjja, mirësia, dashuria, ndershmëria, e vërteta, bukuria te njeriu, shoqëria e natyra”, janë fjalët e se ashtuquajturës me përçmim si “vejusha e zezë”. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu