Mbi urën e lumit Ibër që bashkon Mitrovicën e Jugut me Mitrovicën e Veriut po kalojnë maune.Kalimi i mauneve mbi këtë urë po bëhet për testimin e saj.Ekipi i KALLXO.com po qëndron pranë urës për të sjellur pamjet e testimeve që po kryhen aty.Testimi pritet që të përfundoj brenda ditës (08.08.2024).
Paraditen e të mërkurës (07.08.2024) u mbajt një protestë e organizuar qytetarë të komunitetit serb, të cilët po kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim edhe të automjeteve siç kanë paralajmëruar autoritetet e Kosovës.Ndërsa pasditen e të mërkurës, punëtorë të ndërmarrjes “Arbotec” kanë filluar ngjyrosjen e mureve nën Urën që ndan e bashkon qytetin e Mitrovicës.Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë së shpejti mund të lëshohet për qarkullim të automjeteve sipas paralajmërimeve të Qeverisë.Qeveria, të cilës i prin Albin Kurti, së fundmi dha një tender për testimin e Urës për lëvizjen e mjeteve mbi të.Kompania fituese është përzgjedhur “IPE-PROING”.
Madje, të martën, më 06.08.2024, punëtorët e kompanisë dolën në terren për të kryer disa matje.Ministria e Infrastrukturës përmes platformës elektronike ka publikuar kontratën për dhënien e një tenderi me titull “Përcaktimi i kapacitetit mbajtës të strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër në Mitrovicë, me ngarkesa testuese”.Vlera e tenderit është 9 mijë e 640 euro.Në ndërkohë po mbahet një dëgjim publik me qytetarë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut për të diskutuar për hapjen e urës mbi lumin Ibër.