Tetova ka nevojë për ndihmë! Kasami: Po presim përkrahjen e qeverisë

Komuna e Tetovës kërkon nga Qeveria sa më shpejtë të dalë në ndihmë të tetovarëve. Kryetari i kësaj komune, Bilall Kasami kërkon pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve dhe hapësirave publike, por edhe dëmshpërblim për qytetarët të cilët pësuan dëme nga vërshimet, përcjell TV21.

“Fatkeqësisht ende nuk kemi ndonjë përgjigje edhe ne nuk mund të presim pafund. Ne kemi angazhuar njësinë kundër zjarrit bashkë me ndërmarrjen komunale që të bëjnë dezinfektimin e rrugëve edhe hapësirave publike. Ne do vazhdojmë që të presim nga qeveria të na përkrahë në procesin e dezinfektimit të hapësirave publike private dhe shkollave, pasi që është koha e nxehtë dhe nuk pret që qeveria t’i kalojë të gjithë ato procedura. Ditën e zjarrit fatkeqësisht qeverisë ju deshtë gjashtë orë që të reagojë. Unë do kisha lutur qeverinë që të reagojmë më shpejtë pasi që është koha e nxehtë dhe kishim momente që mbetjet dhe ujërat e zeza janë futur në shtëpitë e tetovarëve dhe ne nuk mund të presim pafund”, deklaroi Kasami.

Ai njoftoi se numri i qytetarëve që janë duke kërkuar kompensim nga ana e komunës së Tetovës është duke u rritur, ndërsa komisioni komunal është duke shkuar në shtëpitë të cilat kanë paraqitur dëme. /TV21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu