Dje rreth orës 15.00, personi H.F. 46-vjeç nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, ka fyer dhe pështyer pjesëtarët e policisë, ndërsa njërin prej tyre e ka sulmuar edhe fizikisht. Policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes pas një denoncimi të pranuar për dëmtimin e të mbjellura në fushë, por që kanë hasur në sulmuesin.
Personi H.F. e ka kapur pjesëtarin e policisë për fyti, dy tre herë e ka grushtuar në pjesën e gjoksit, dhe është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj pjesëtarëve tjerë të policisë, dhe ka vazhduar të jep rezistencë aktive. Menjëherë H.F. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor të Tetovës. Pas zbardhjes së plotë të rastit i njëjti do të ballafaqohet me padi adekuate. (INA)