Për nesër në Tetovë, Parlamenti Studentor i Universitetit të Evropës Juglindore kishte planifikuar të mbajë një debat me temë “Perspektiva e të rinjve në Komunën e Tetovës”, ku të ftuar ishin kandidatët për kryetar komune, Teuta Arifi nga BDI dhe Bilall Kasami nga Lëvizja BESA.
Megjithatë, ashtu edhe siç kanë njoftuar nga Parlamenti Studentor debati është anuluar për shkak se Teuta Arifi ka refuzuar pjesëmarrjen.
“Me keqardhje ju njoftojmë që Debati i planifikuar për 24.10.2017 anulohet për shkak të anulimit të pjesëmarrjes të zonjës Teuta Arifi duke mos sqaruar ndonjë arsye”, kanë njoftuar nga Parlamenti Studentor i UEJL-së.










