Tha se është në depresion të rëndë, Fero zbulon se i kanë rrëmbyer vajzën

Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka ngritur shqetësimin e tij në Instagram, duke kërkuar ndihmën e mediave për të gjetur vajzën e tij, Nina.

Në një postim të drejtpërdrejtë, ai shprehu se është në një gjendje të rëndë emocionale dhe se ndjehet i padrejtuar nga autoritetet ligjore, veçanërisht Gjykata e Gjilanit.

“Sot jam i thyer emocionalisht dhe jam në depresion të rëndë. Po më bëhet një padrejtësi e madhe nga organet e zbatimit të ligjit,” shkroi Fero në postimin e tij.

Media “Compas” reagoi menjëherë, duke i ofruar Feros një intervistë. Gjatë bisedës, ai deklaroi se vajza e tij është rrëmbyer.

Ai theksoi se ka kohë që përballet me vendime të padrejta nga gjykata dhe ka vështirësi në të drejtën për të parë vajzën e tij.

“Unë si prind i vajzës time ka kohë që më bëhet padrejtësi si në aspektin e vendimeve, po ashtu edhe në aspektin e mospërfilljes dhe të asaj që vetë Gjykata ka marrë vendim dhe ka kohë që pres ta shoh vajzën time. Befasohem se vajza e ime udhëton nëpër shtete të ndryshme pa lejen time dhe pa u njoftuar se në cilin vend ajo gjendet. Dhe më tragjike ka qenë ndodhia e sotme, ku unë e konsideroj se vajza më është rrëmbyer në një lloj mënyre, për shkak se enti social më ka njoftuar se në orën 4:00 të shkoja të merrja vajzën e në momentin që kam shkuar në orën e caktuar, që ata më kanë caktuar, nuk më japin asnjë detaj se ç’drejtim ka marrë vajza. Vetëm më thonë se vajza ka ikur”

Në një postim tjetër, që tashmë është fshirë, Fero rrëfeu gjendjen e tij të rëndë, duke pohuar se kishte shpëtuar nga vetëvrasja, por nuk ishte i sigurt nëse do ta përballonte situatën në të ardhmen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu