Thaçi bisedon me Ahmetin, i shpreh gatishmërinë e Kosovës për të ndihmuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar për ngjarjet tragjike në Maqedoni me udhëheqësin politik të shqiptarëve në këtë vend, Ali Ahmetin, duke e ngushëlluar për viktimat dhe duke i shprehur gatishmërinë e Kosovës për të ndihmuar.

“Për ngjarjet tragjike në Maqedoni, sapo bisedova me mikun tim, Ali Ahmetin, të cilin e ngushëllova për viktimat që humbën jetën në fshatrat e Shkupit”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook, transmeton Gazeta Express.

“Kjo fatkeqësi natyrore ishte e egër për shumë familje shqiptare dhe për t’i mbështetur në këtë gjendje të jashtëzakonshme, edhe Aliut i shpreha gatishmërinë e institucioneve të Kosovës që t’i ndihmojnë popullsinë dhe ekipet e menaxhimit të krizave me çfarëdo që është e nevojshme”, thuhet në shkrimin e Thaçit


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu