Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në emisionin Open se ishte tmerruar në Berlin, pasi krerët europianë nuk ishin koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me planin e bisedimeve për Kosovën.
Sipas Thaçit, nuk mundet të ketë zgjidhje të krizave në Ballkan dhe në Kosovë pa pjesëmarrjen e SHBA-ve, shkruan TCh, transmeton Klan Kosova.
Ai ka thënë se ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, nuk di se çfarë thotë.
Tahiri tha disa javë më parë në emisionin Open se është varrosur ideja e mbështetur nga treshja Rama-Thaçi-Vuçiq.
Thaçi u përgjigj: “Të gjithë ata që flasin për Berlinin nuk kanë asnjë informacion për çfarë është folur atje. Për Edita Tahirin mund të them se nuk di çfarë flet sepse ajo nuk di asgjë”.










