Thaçi: Konkurrent në Tetovë e kemi Bashkimin Demokratik. Partitë tjera janë emitacioni i keq i PDSH-së

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptaret, Menduh Thaçi, vlerëson se beteja kryesore për Tetovën në zgjedhjet lokale do të zhvillohet mes Bashkimit Demokratik dhe PDSH-së. Për partitë tjera shqiptare, ai thotë se nuk janë konkurrente në Tetovë dhe komunat rreth saj. Këto komente që Thaçi i bëri në emisionin “Klan Debat” mund t’i ndiqni në videon poshtë tekstit, nga minuta 48:00.

Ne mendojmë se do të barazohemi sepse ata kanë bërë shumë më shumë gabime se ne. Pushteti i trashë poashtu si zollumi këputen me një moment. PDSH dhe Bashkimi Demokratik do të kenë betejë të fuqishme korrekte, politike për qytetin e Tetovës.

Gazetari: Nuk merreni me oponentët tjerë politikë, tuaj dhe të Bashkimit Demokratik, oponentët shqiptarë?

Menduh Thaçi: Nuk mendoj se janë konkurrentë për këtë qytet ku flas. Poashtu mendoj unë se do të jemi konkurent të fuqishëm të Bashkimit Demokratik në komunat rreth Tetovës. Kjo do të jetë një garë e fortë.

Kemi ne bastionet tona siç është Studeniçani ku poashtu do të jemi në konkurrencë të fuqishme me Bashkimin Demokratik. Ne do të mundohemi që t’i bindim qytetarët se ndryshimi i vërtetë vjen me PDSH-në. Konkurrenti i vërtetë i Bashkimit Demokratik është Partia Demokratike Shqiptare.

Pa mohuar të drejtën edhe të tjerëve që konkurrojnë, mendoj se do të arrijmë t’i bindim qytetarët se ata janë emitacioni i keq i PDSH-së.

Partia Demokratike Shqiptare në komunën e Tetovës do të garojë me profesorin Sadi Bexheti, i cili e ka drejtuar këtë komunë nga viti 2009 deri në vitin 2013. Partitë tjera nuk kanë publikuar akoma emrat e kandidatëve për Tetovën.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu