Thaçi: Mickoski po më lutë, por ëndërr mos të shoh se e lë Ali Ahmetin dhe Frontin

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, është i ftuar në “Pressing” të T7, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

AI ka thënë se është lutur nga Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski që t’i bashkohet atij.

Por, Thaçi ka thënë se nuk do të lë Frontin Evropian e as Ali Ahmetin.

Madje ka thënë se këtë “as mos ta shoh ëndërr”, kreu i VMRO, Mickoski.

“Mickoski i është bërë me dije nga unë, ëndërr mos të sheh që unë largohem nga Fronti ose Ali Ahmeti. Ia kam bërë me dije, për këtë ka dalë në foto me këta nuk ka mundur me mua. Nuk jam unë romantik as folklorik, jam politikan i vjetër”, ka thënë ai.

Thaçi ngre alarmin nëse pushtetin e bën VMRO-DPMNE dhe VLEN

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke komentuar nëse pushtetin e merr koalicioni VMRO-DPMNE – VLEN tha se kjo qeverisje i hap përcaktime tjera shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Çfarëdo lloj variante e qeverisjes së tillë do t’i hap përcaktime tjera shqiptarëve të Maqedonisë, platformën e tyre e cila nuk është e re i ka 30 vjet, autonomi, federatë, konfederatë që duket pak më e kapshme për Kosovën ose Zajednicë”, tha ai në Pressing.

“Bashkësia e Komunave të Shqiptarëve që do të thotë mirëdita fatkeqësi për Maqedoninë. Jam i bindur që Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të lejojë që të vijë deri te kjo”, u shpreh Thaçi.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu