Thaçi mohon se ka thënë që do hyjë në qeveri me një deputet (VIDEO)

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, para pak kohësh ka thënë se do të luftojë që të hhyjë në qeveri, qoftë edhe me një deputet.

Por, i ftuar në emisionin e “TV Dukagjinit” për të folur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, ai ka thënë se fjalët e tij janë keqinterpretuar.

“Disa fjalë kur une i them, kur i dëgjoj dhe gërditem prej fjalëve të mija.

Se paskam thënë se unë edhe me një deputet do hy në qeveri. Nuk është kështu. Unë kam thënë, edhe me një deputet mund të hi në qeveri.

S’ka kurrfarë problemi se normale është që parti të hyjë në qeveri me një deputet.

Po nuk është kjo punë! Duhet që faktori politik të fitojë mbështetjen e fuqishme të shqiptarëve për të realizuar platformën etnike shqiptare”, ka thënë Thaçi. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu