Thaçi në aksion, u dërgon ftesa partive për anëtarët e rinj të KQZ’së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shumë shpejtë do ta ketë përbërjen e re të saj, pas zgjedhjeve të reja të mbajtur në tetor të vitit të kaluar.

Mësohet se Presidenti, Hashim Thaçi, u ka dërguar ftesa partive politike për t’i propozuar anëtarët e rinj të KQZ’së.

Ky veprim i Thaçit është mbështetur në Ligjin për Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Kësisoj, i pari i shtetit është bazuar konkretisht në ligjin për mandate dhe emërime të anëtarëve të KQZ’së, shkruan Indeksonline
Afati që partitë politike t’ia dërgojnë emrat është 27 janari, kjo duke u mbështetur në ligjet përkatëse.

“Mandati i anëtarëve të KQZ-së fillon jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend”, specifikohet në ligjin për zgjedhjet”.

Ndërsa, Indeksonline mëson se përbërja e re do të ketë 90% ndryshime pasi disa prej anëtarëve s’kanë mundësi të jenë në mandatin e tretë.

“Sikurse është rasti me anëtarët nga VV, PDK, KDTP… ata i kane përfunduar nga 3 mandate”, thotë ky burim.
Përbërja e re në KQZ do të jetë kjo: Vetëvendosje-2, LDK 1, LDK-1, AAK-1, NISMA-1, MINORITETET-4, Kryetarja KQZ-1. Gjithsej, 11 anëtarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu