Thaçi: Opozita Shqiptare e dinë mirë që do t’i humbin këto zgjedhje vetëm prej BDI-së

Është zyrtarizuar sot bashkëpunimi koalicionues për Frontin Europian ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim, Partisë Demokratike Shqiptare si dhe Partisë Demokratike Europiane, zgjerim ky i cili vjen dita ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe me Lëvizjen Populli.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi tha se Fronti Europian do të jenë fitues të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, teksa tha se kjo garë nuk bëhet me opozitën shqiptare e as maqedonase, por me idenë që vendi të ngelet ne rrugën pro-europiane e jo të vendoset në shërbim të ndikimit rus.

“Më vjen keq që opozita e sheh këtë fushate si garë mes neve dhe atyre dhe jo me parimin kryesor siç e shohim ne, pro BE dhe kundër Rusisë. Jo vetëm sondazhet por edhe fëmijët e vegjël e dinë se ato do të humbin në këto zgjedhje bindshem, vetëm prej BDI-së. Ndikimi rus është i shtrirë në vendet e rajonit, ndaj ne me 30 deputetë parandalojmë ndikimin rus në vendin tonë. Ju na njihni që shumë vite, e dini që në nuk bëjmë kompromise me vijat e kuqe, me interesin tonë madhor kombëtar, sepsde shqiptarët dhe Maqedonia e ka vendin në mes të civilizimit europian, Ndaj Opozitës i them se ne nuk merremi me ju, sepse ka kohë të merremi me ju, kete sfidë e kemi me Rusinë. Ndaj ju ftoj që bashkarisht të reshtohmi në këtë front. Unë e di që opozita maqedonase mund ta ndërroj fjalorin pas zgjedhjeve, por mund të jetë vonë për ato”, tha Thaçi. /indeks.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu