Me përkrahjen e madhe për Tajvanin, marrëveshjen e re për të furnizuar Australinë me nëndetëse bërtha more dhe shpalosjen e strategjisë evropiane për angazhim më të madh në Indo-Paqësor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj po bëhen më kategorikë në qasjen kundër Kinës në rritje.
Kina ka kundërshtuar lëvizjet e Perëndimit, mirëpo tens ionet në rritje mes Pekinit dhe Washingtonit kanë detyruar sekretarin e përgjithshëm të Komeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që t’u bëjë thirrje presidentëve për riparimin e marrëdhënieve krejtësisht jofunksionale dhe ua tërhoqi vërejtjen se rrezikojnë ndasinë në botë. Në Asamblenë e Përgjithshme, të dy liderët zgjodhën gjuhë të butë.
Bideni ka insistuar se SHBA-ja nuk është duke kërkuar Luf të të Ftohtë ose ndarje të botës në blloqe, përderisa presidenti kinez ka thënë se Kina asnjëherë nuk do të pushtojë ose ngacmojë të tjerët. Mirëpo në terren situata nuk ka ndryshuar, Kina synon kufijtë detarë, ndërkaq SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë shprehur përkrahje për Tajvanin, të cilën Kina e pretendon për territor të saj.
Ndërkohë, të enjten gjiganti ajror, “Boeing” ka bërë të ditur planet për ndërtimin e një droni usht arak në Australi. Kompania amerikane ka konfirmuar se pajisja e re us htarake do të ndërtohet në Queensland. Testet e para ajrore ishin kompletuar në fillim të këtij viti.
Njoftimi për ndërtimin e dronit është bërë vetëm një javë pasi që SHBA-ja, Britania dhe Australia njoftuan për paktin e ri të sigurisë që do të furnizojë Australinë me nëndetëset bërth amore, duke i ngritur tensi onet edhe me vendet aleate.









