THUMB/ Protestuesit shoven vijën e verdhë e kishin nga brekët e mbushura

#THUMB mëson një detaj nga protestat shoveniste kundër gjuhës shqipe dhe shqiptarëve që ishin në mbrojtje të ish regjimit të Gruevskit, nuk i kishte ikur vrojtuesve të ndryshëm që për herë të parë kishin dëgjuar se dikush ka vijë të verdhë.

Ashtu ata nëpër fjalime edhe më parë kishin dëgjuar për vijë të kuqe që ishte përmendur edhe sot, por vija e verdhë ishte një shpikje. Ashtu pas hulumtimeve të shumta #THUMB e gjeti se këtë vijë të verdhë këta protestues e kishin nga brekët e mbushura të veta nga frika e humbjes së pushtetit pas gjithë atyre viteve që kishin marrë rroga dhe subvencione të ndryshme pa asnjë mund.

THUMB” është seksion i lajmeve satirike të InfoShqip.com, lajmet e paraqitura këtu nuk korespondojnë me të vërtetën. Çdo përngjasim është i qëllimshëm për arsye përqeshjeje të fenomeneve të mbrapshta./InfoShqip.com

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here