#THUMB zbulon arsyen e vertetë se pse Ali Ahmeti shkon me ngulm në Kumanovë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti më në fund pas krejt gurrave, peripecive dhe vështirësive arrin të shkon për të mbajtur një tubim elektoral në Kumanovë. Shumë njerëz nuk e kuptuan dhe habiteshin me këtë insistim të Ahmetit për të shkuar në Kumanovë edhe haptaz duke pyetur: “pse ka dalldisur në Kumanovë me ardhë kur këtu asnjë votë nuk do marrë?!”

#THUMB për dallim nga mediet tjera nuk u ndal në hamendje dhe pyetje por gjeti përgjigjen se pse Ahmeti shkoi në Kumanovë. Sebepi nuk ishte fushata as fushat e mbjella me sallata por besoni ose jo arsyeja ishte një kuiz diturie që ishte organizuar nga bashkëpartiakët e rrallë të tij në atë qytet. Ata duke qenë të mërzitur pasi nuk i takon kush dhe as takojnë dikë në këtë qytet kishin organizuar një kuiz diturie ku si pyetje finale për shpërblimin më të madh kishin vënduar një pyetje të zorshme e që shumë u parashtrohej atyre gjatë përpjekjeve të shumta që të marrë BDI pak vota në njësinë zgjedhore numër dy. Pyetja për të cilën kishte ardhur vet “hirësia” e tij Ali Ahmeti për ta zgjidhur ishte: “çka i bie të jetë ai shqiptarë që voton kushëririn e atij që thoshte se për të thënë shqiptarët babë duhet t’ua bësh atë nënë?!” Kjo pasi Ahmeti me largpamësinë dhe misteriozitetin e tij në këtë njësi zgjedhore kishte kandiduar për bartës liste deputetësh një kushëri të personit i cili në përgjime shau dhe ofendoi kolektivisht gjithë shqiptarët?!

Kjo pyetje kishte mbetur pa përgjigje edhe nga vet Ahmeti ndonëse në BDI kujtonin se ai i di krejt.

Thumb” është seksion i lajmeve satirike të InfoShqip.com, lajmet e paraqitura këtu nuk korespondojnë me të vërtetën. Çdo përngjasim është i qëllimshëm për arsye përqeshjeje të fenomeneve të mbrapshta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu