“Ti je hero, mirëmëngjesi”: Momenti kur një fëmijë u shpëtua teksa flinte nën rrënoja, pas tërmetit shkatërrues në Turqi

Tërmetet në Turqi kanë shkaktuar vdekje të shumta dhe shkatërrime në disa qytete. Veç këtyre, raportohet se shumë të tjerë mund të jenë nën rrënoja. Por në të gjithë këtë fatkeqësi, ka edhe një lajm të mirë që ka prekur zemrat e njerëzve.

Bëhet fjalë për një ngjarje, përkatësisht pamje që thuhet se vijnë nga Turqia dhe tregojnë ekipet e shpëtimit që po punonin në një aksident arritën tek një fëmijë i vogël.

I rraskapitur në rrënoja, djali u shpëtua ndërsa ishte në gjumë.

I mbijetuari i vogël i tërmetit, i cili pa ekipet e shpëtimit dhe dritat me sy të përgjumur, nuk mund ta fshehte habinë e tij – duke pyetur “Çfarë po ndodh?”.

Dhe ekipi iu përgjigj: “Asgjë nuk po ndodh. Ti je hero, biri im, mirëmëngjesi”, shkruajnë mediat turke.

Ndryshe, mbi 5 mijë vdekje janë konfirmuar tani në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi rajonin herët të hënën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu