Tifozi kroat nuk e duron flamurin shqiptar, e kap dhe e gjuan përtokë flamurin kuqezi (VIDEO)

Megjithëse një numër i madh shqiptarësh kanë bërë tifo për Kroacinë në këtë Kampionat Botëror, madje duke festuar pas fitores ndaj Rusisë, një tifoz kroat nuk e ka duruar praninë e flamurit kuqezi në këto festime duke ia marrë nga dora një tifozi për ta hedhur përtokë

Një tifoz kroat nuk e ka duruar praninë e flamurit shqiptar në festimet pas triumfit të Kroacisë ndaj Rusisë në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Ai ia ka marrë atë nga dora personit që po e valonte e që gjendej në veturë, ku kishte dhe flamuj kroat, dhe e ka hedhur përtokë në shenjë mosdurimi.

Kjo sjellje duket se e ka befasuar atë që po e mbante flamurin kuqezi në dorë, që shihet në video teksa habitet me atë që sapo kishte ndodhur.

Tifozët kroatë dhe shqiptarë përgjithësisht kanë pasur raporte të mira mes vete, duke u mbështetur tek njëri-tjetri kurdo që e ka kërkuar nevoja.

Madje një numër i madh shqiptarësh kanë bërë tifo për Kroacinë në këtë kampionat, veçanërisht pas eliminimit të Zvicrës së Granit Xhakës, Xherdan Shaqiri, Valon Behramit e Blerim Xhemajlit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu