Tirana monitorohet nga ajri, masa të shtuara sigurie në prag të samitit të BE

Autoritetet po monitorojnë edhe nga ajri mbarëvajtjen e masave të sigurisë, të cilat janë ndërmarrë në mënyrë që të shmangen incidentet e mundshme ditën e nesërme, por edhe pasditen e sotme pasi një pjesë e liderëve europianë mbërrijnë sot në Tiranë.

Zona më e nxehtë është ajo rreth stadiumit të “Air Albania”, ku zyrtarët e lartë do të akomodohen dhe ku do të zhvillojnë mbledhjen ditën e nesërme.

Siparin e mbërritjes për të marrë pjesë në samit e ka hapur kryeministri kroat Andrej Plenkovi? dhe Charles Michel, president i Këshillit Europian.

Sot pasdite dhe gjatë darkës pritet të mbërrijnë; Presidenti i Hungarisë, presidenti Qipros, presidenti i radhës i Bosnjë- Hercegovinë, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Komisioneri për Zgjerimin e BE, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, kryeministri Portugalisë dhe kryeministri i Irlandës.

Janë 44 delegacione që do të formojnë këtë samit, i cili do të mbahet nesër nga ora 10:00, samit ky i pari që do të zhvillohet në Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu