Tiranë, protestuesit tentojnë të hyjnë në objektin e Kryeministrisë

Protestuesit në Tiranë, kanë përshkallëzuar situatën duke gjuajtur shishe me lëndë djegëse.

Ata po ashtu kanë arritur të thyejnë kordonin policor, duke shkuar drejt kryeministrisë.

Nuk dihet ende nëse protestuesit do të tentojnë të hyjnë në objektin e kryeministrisë, mirëpo disa nga protestuesit kanë hipur mbi skelat e këtij objekti.

Garda e Policisë, nga brenda objektit të kryeministrisë është duke tentuar me anë të presionit të ujit t’i largojnë protestuesit që i janë afruar këtij objekti.

Protestuesit kanë arritur ta hapur derën kryesore të kryeministrisë, mirëpo nga kordoni policorë i cili është krijuar brenda, nuk janë duke i lejuar të hyjnë me anë të këtij presioni të ujit.

Ndryshe, opozita po zhvillon protestën që sipas organizatorëve ka për qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu