Titizmi ekonomik i Vuçiçit: dy miliardë euro kredi në 10 ditët e fundit

Brenda pak ditësh, publiku në Serbi mësoi se ishte marrë një hua nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) prej një miliard eurosh, se ata kishin marrë hua 690 milionë euro në tregun e obligacioneve dhe se një marrëveshje e re me FMN-në është duke u negociuar.

Vlera totale e asaj kredie nuk do të jetë më pak se dy miliardë euro dhe askush nuk mund ta dijë me siguri se për çfarë do të shpenzohet.

Qeveria serbe mburrej se do të merrte një kredi tepër të favorshme nga arabët në vlerë prej një miliard eurosh, me një normë interesi prej tre për qind. Presidenti Aleksandar Vuçiç falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe theksoi se kredi të tilla marrin edhe vendet e tjera, të cilat do të përdoren për shërbimin e kredive të vjetra. Publiku nuk e mori vesh saktësisht se për cilat kredi e kishte fjalën, transmeton Nova.rs.

Së shpejti, opinioni në Serbi dëgjoi informacionin se Beogradi është duke negociuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një kredi të re, ndonëse ata tashmë disa herë kanë refuzuar të bëjnë marrëveshje shtesë me këtë institucion.

Nënkryetari i Partisë Liri dhe Drejtësi (SSP) dhe ekonomisti Dushan Nikeziç vuri në dukje se borxhet nuk kanë mbaruar dhe shpjegoi se Serbia do të marrë hua 690 milionë euro të tjera në tregun e bonove.

Serbia ka marrë 1.69 miliardë euro hua në më pak se një muaj për të mbuluar deficitin buxhetor, gjë që do të rrisë borxhin publik në mbi 33 miliardë euro dhe kjo është arsyeja pse kredia e re nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk është arsye për të festuar”, thotë Nikeziç.

Ai vë në dukje se borxhi i përgjithshëm i rrit detyrimet e Serbisë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe në 2.5 miliardë euro.

Kjo e përkeqëson më tej pozicionin tonë në lidhje me kreditorin,” nënvizoi Nikeziç, duke shtuar se qeveria ka marrë më shumë hua se të gjitha të mëparshmet dhe se tani të gjitha kreditë janë në afat.

Kjo të kujton politikat e Titos, i cili ndërtoi një Jugosllavi me borxhe të shumta, duke i dhënë një shkëlqim ekonomik që pakkush e kishte në vendet e Lindjes asokohe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu