Tjetër incident viral i Joe Biden, pengohet disa herë teksa ngjit shkallët e avionit presidencial

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, shpeshherë bëhet viral me incidentet që i ndodhin në publik, ndërsa së fundmi është filmuar teksa pengohet disa herë gjatë hipjes në “Air Force One” në Los Angeles të martën.

Incidenti ndodhi pavarësisht faktit se një shkallë më e shkurtër u përdor për të hipur në avionin presidencial të SHBA-së.

Videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin e pengimit të dyfishtë të Bidenit, teksa ai hipi në aeroplan në bazën e Forcave Ajrore “Andrews”. Për fat, ai ia doli të mbante dorezën të dyja herët për të shmangur rrëzimin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu