Tjetër rekord i CR7 në Ligën e Kampionëve: Lojtari i vetëm që shënon në secilën ndeshje të fazës grupore

Cristiano Ronaldo ka thyer edhe një rekord në historinë e Ligës së Kampionëve, me golin e shënuar kundër Borussia Dortmundit në ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi fitoi me rezultat 3-2 në një ndeshje për t’u shijuar nga futbolldashësit, ndërsa njërin prej golave e realizoi superylli i Los Blancos.

Kjo do të thotë se CR7 ka shënuar në secilën ndeshje të fazës grupore të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve (2017/2018) me një total prej nëntë golash të shënuar.

Askush më parë nuk e ka arritur këtë statistikë prej se gara më e madhe evropiane e përfshiu fazën grupore nga sezoni 1992/1993.

Njëkohësisht, ky ishte goli i 114-të i Ronaldos në Ligën e Kampionë dhe në këtë mënyrë, ai e ka rritur akoma më shumë rekordin si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu