Tmerr në Gjermani- i moshuari gjerman shtyp me makinë 3 fëmijë shqiptarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ruhpolding të Gjermanisë, pasi një 64-vjeçar, nën drejtimin e një makine ka shtypur tre prej pesë fëmijëve të cilët po kalonin rrugën.

Siç raportohet nga mediat e ndryshme gjermane, të gjithë fëmijët ishin shqiptarë.

Bëhet me dije se tre fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa dy tjerët që i shpëtuan aksidentit trajtohen nga psikologët për shkak të shokut të përjetuar.

Sipas Kryqit të Kuq bavarez, që të pesë fëmijët janë dërguar në spitalet më të afërt, ndërsa për shkak të pamjeve të rënda, në vendngjarje ka mbërritur edhe ekipi i intervenimit të shpejtë në rast të krizës.

Shoferi 64-vjeçar nga Ruhpoldingi nuk ka mundur ta parandalojë aksidentin. Ai gjithashtu ka përjetuar një shok, ndërsa nuk ka pësuar lëndime. Nga pesë fëmijët, dy vajza kanë përjetuar lëndime të rënda dhe me helikopter janë dërguar në Klinikën Traunstein, ku është shtruar edhe një vajzë tjetër, për shkak të shokut që kishte përjetuar.

Në vendngjarje, kanë mbërritur edhe prindërit e fëmijëve të cilët gjithashtu janë marrë nën përkujdesje të ekipit të ndërhyrjes së shpejtë.

Që të pesë fëmijët janë nga Shqipëria dhe farefis në mes vete, ndërsa që prej një kohe të gjatë janë duke jetuar në Gjermani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu