Tmerri në Shkodër, vdes babai dhe dy fëmijët

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër -Velipoë.

Dy makina janë përplasur keq me njëra -tjetrën ndërkohë që mësohet se të paktën 7 persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident në Shkodër.

Të tjera informacione vijnë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Shkodër. Drejtuesi i mjetit Alfa Mondi Gjergji dhe djali i tij 8 muajsh kanë ndërruar jetë në spital e ndërsa ka vdekur edhe një nga vajzat e tij.

Mondi Gjergji ishte në një makine tip “Alpha” ngjyrë e zezë me targë 474 NJ në të cilën ndodhej edhe bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët që janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës shkruan Panorama.

Shtetasi Sokol Muja ndodhej në makinën tip Hounday i cili po ashtu është i plagosur bashkë me një tjetër. Shtetasit janë dërguar në spitalin e Shkodrës. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu