Tmerrohen moderatorët, u vjen telefonata për bombë live, ndërpritet emisioni (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm televizioni grek ANT1 mori një telefonatë për bombë, ndërsa moderatorët e emisionit “To proino” ishin duke prezantuar puntatën e ditës live.

Pas telefonatës moderatorët e emisionit u detyruan të ndërpresin transmetimin, deri në përfundimin e kontrollit të plotë të godinës.

Nga video e shpërndarë në rrjetet sociale duke qartë frika e moderatores, Fay Skorda e cila nxiton të mbyllë emisionin dhe të dalë jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

Pas ndërprerjes së emisionit live, televizioni ka transmetuar serialin e famshëm grek “Konstantinos dhe Eleni” , ndërkohë të gjithë punonjësit e medias janë larguar nga ambientet e televizionit deri sa të përfundonte kontrolli për bombën.

CNN Greece raporton se ekspertët nuk gjetën asnjë bombë në ambientet e televizionit, dhe mesa duket telefonatat ka qenë false.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu