Topalli nuk lë gjë pa i thënë Bashës: Ai nuk është një lider i thyer siç thotë Berisha, por i shitur

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e quan kryetarin e PD-së, Lulzim Basha një diktator. Topalli tha se ajo që ka nisur ish-kryeministri Sali Berisha sot është një lëvizje në një moment kyç për opozitën.

Deklarata e Topallit:

Nuk ka lidhje partia, ajo ishte një lëvizje. Unë mezi erdha edhe këtu, sepse sapo kam ardhur nga jashtë. Kjo ka lidhje me qëndrimet ndaj një momenti kyç të një force që është në opozitë. Berisha tha që kryetari është i thyer, në fakt kryetari është i shitur. Ky është problemi juaj, Lulzim Basha është diktator. Shumë thonë se ai nuk ka gjë në dorë, por ai njeri nuk le votë, nuk lë fjalë, nuk lë diskutime”, tha Topalli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu