Tottenham shkarkon Pochettinon

Tottenham Hotspur ka shkarkuar Mauricio Pochettinon pas rezultateve jo të mira.

“Kemi hezituar shumë për ta bërë këtë ndryshim dhe nuk është një vendim që bordi e ka marrë me lehtësi e as me nxitim”.

“Fatkeqësisht rezultatet në kampionatin vendas në fund të sezonit të kaluar dhe në fillim të këtij sezoni, kanë qenë jashtëzakonisht zhgënjyese”, ka thënë presidenti i klubit, Daniel Levy.

Spursat kanë arkëtuar vetëm 14 pikë nga 12-të ndeshje të zhvilluara këtë sezon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu