Totti largohet nga Roma pas 30 vjetëve, i kritikon dhe akuzon pronarët

Francesco Totti e ka konfirmuar largimin nga Roma pas plot 30 vjetëve në shërbim të klubit të fëmijërisë, duke u thirrur mbi mospajtime të skajshme me drejtuesit.

Ish-kapiteni i verdhekuqeve u largua sot edhe zyrtarisht nga roli i drejtorit sportiv të Romës, duke e akuzuar dhe kritikuar pronarin miliarder amerikan James Pallota se nuk ia ka idenë se çarë po bën me klubin, transmeton Gazeta Express.

Totti asnjëherë nuk e kishte shprehur zemërimin e tij që klubi nuk i kishte ofruar kontratë të re dhe e kishte shtyrë drejt pensionimi në vitin 2017, por e nisi një përvojë të re duke e marrë rolin e drejtorit sportiv përkrah Monchit.

Tani, atij i është ofruar një rol tjetër në klub, të cilin e ka refuzuar, duke zgjedhur të largohet pas 30 vjetëve në stadiumin olimpik si burrë dhe si djalosh.

Sot në një konferencë për media në kryeqytetin italian, Totti shpjegoi gjithçka.

“Në dy vjetët e fundit ka pasur probleme mes meje dhe disa drejtorëve të Romës, që më nxiten mua ta marr këtë vendim”, shpjegoi Totti.

“Nëse ekziston mundësia që të kthehem në Romë me drejtues të tjerë, atëherë do të jem i gatshëm ta pranoj rolin dhe të bëj gjithçka që është e mundur për Romën. Jam i zhgënjyer që po e them këtë sepse unë kurrë nuk kam dashur të jap dorëheqje”, shtoi ai.

“Nuk mendoj se ata (drejtuesit) e kuptojnë se çfarë po bëjnë këtu, sepse ata nuk jetojnë në Romë, nuk e përjetojnë TV-në, radion dhe gazetat. Të jesh romak dhe ta kuptosh se çfarë do të thotë të jesh romak, është plotësisht ndryshe. Për ta kuptuar këtë duhet të jesh këtu. Mesazhi që vjen nga Bostoni (vendi ku jetojnë pronarët e klubit) është vetëm 1 për qind e realitetit. Shpresoj se ata do ta kuptojnë se çfarë po bëjnë duke i larguar romakët nga Roma, ama kjo ka qenë zgjedhja e tyre dhe ajo cak ata kanë dashur. Nuk po flas kundër Pallotas apo Baldinit, thjesht po jua shpjegoj përse dhashë dorëheqje”, shpjegoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu