“Tradhtove Ilirin”, plas sherri mes Monikës dhe Sabianit

Nisi me debate te forta spektakli i kesaj te marte ne Big Brother Vip. Nga studio Sabiani ka replikuar ashper me Moniken, brenda shtepise, lidhur me miqesine e tij me Ilirin.

Sabiani:Monika po unë të lashë amanet. Ato pësh-pësh që na bëjë tek veshi. Sa herë kemi rrezikuar për të dalë vetëm nga ty? O Monikë po të vjen fundi, do të rrish deri në finale kjo është strategjia jote. Mos i tradhëto njerëzit që të kanë dhënë mbrojtje.”

Arbana Osmani:Çfarë ka të keqe? Edhe nëse ndryshon dikush pozicionin çfarë të keqe ka. Cili është problemi?

Monika:Sabian t’i hedh kategorisht poshtë këto. Ti ke qenë këtu e ke parë shumë mirë që kur kanë ardhur çunat më ka ardhur buzëqeshja. Të lutem! Të dish të falësh është e rëndësishme.

Sabiani:Shoku nuk tradhëtohet! Unë e ndjej kështu.”

O Sabian të lutem. Ju lutem në fund të kësaj loje të madhe të mbetemi njerëz. Nëse e kam falur Donaldin, në momentin që e fala, duhet t’ja pres kokën prapë. Jo të lutem shumë Arbër!“- tha Monika.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu