Tragjedia me 49 viktima, klubi spanjoll bën gjestin prekës për Shqipërinë (VIDEO)

Një tragjedi natyrore goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ku tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter mori 49 jetë njerëzish dhe la mbi 700 të plagosur, si dhe një pamje dramatike në Durrës e Thumanë, me një sërë ndërtesash të kthyera në gërmadha.

Klubi i Malagës në Spanjë, ku aktivizohen edhe dy futbollistët shqiptarë Keidi Bare e Armando Sadiku, është solidarizuar ditën e sotme me Shqipërinë pas situatës me tërmetet.

Përpara se të luanin përballë Numancian në transfertë, të gjithë futbollistët e Malagës kishin shkruar në bluza “Lutuni për Shqipërinë”.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu