Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsioni për momentin nuk ka thirrur dëshmitarë për tenderët për ndërtimin e spitalit modular në Tetovë.
Kryetarja e kësaj prokurorie, Villma Ruskoska në intervistë për Radio Evropa e Lirë shprehet se janë duke e shqyrtuar dokumentacionin dhe pritet të vendosin për hapat e ardhshëm.
Nëse eventualisht vërtetohet se diçka në pjesën e furnizimeve nuk është në rregull, do të vendosin kush dhe nëse do të thirret, si dëshmitarë apo si person nga i cili kërkohen informacione të nevojshme sepse çdo gjë do të jetë në procedurë para-hetimore, shton Ruskoska.









