Tragjike, zjarri përfshin maternitetin, ja numri i foshnjave që humbën jetën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin ku katër foshnja kanë vdekur pasi një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një maternitet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Zjarri ra në orën 03:00 të mëngjesit të datës 9 janar dhe u shua në një kohë të shkurtër. Fillimisht u tha se të gjithë ata që ndodheshin në spital u evakuuan, por rreth një orë më vonë, në një tjetër deklaratë u tha se janë gjetur trupat e katër foshnjave.

“Gjatë hetimeve paraprake u konstatua se 3 persona janë shtruar në departamentin e toksikologjisë në Qendrën Mjekësore Klinike për shkak të helmimit me tym. Me keqardhje konstatojmë se janë gjetur të vdekur trupat e 4 foshnjave, të cilët po trajtoheshin në Repartin e Kujdesit Intensiv Neonatal”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme të Azerbajxhanit.

Prokurori i Përgjithshëm Kamran Aliyev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se autorët do të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Fatkeqësisht, jeta e katër foshnjave nuk u shpëtua. Ishin në reanimacion. Na duhet kohë për një hetim të plotë. Autorët do të dalin para drejtësisë”, u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu