Anëtarët e ad hok trupit sipas bindjes personale do të vendosin nëse raportimi i medieve do të jetë i balancuar në këto 80 ditë deri në nisjen e kampanjës zgjedhore, theksoi drejtori i Agjencisë për medie, Zoran Trajcevski, transmeton TetovaSot.
Zotëri Trajcevksi, tani edhe kur zyrtarisht u mor vesh data e zgjedhjeve me 11 dhjetor, Agjencia nisi me monitorimin e medieve në periudhën parazgjedhore, pastaj e ndërpretë metodologjinë për monitorimin e paraqitjes mediale të miratuar me 26 gusht dhe u kthyet në atë që u miratua në janar. Ku është dallimi midis dy metodologjitë?
“Metodologjia që u ndërpre përfshinte periudhën prej 80 ditëve para zgjedhjeve, në të cilën periudhë mediet me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor kanë pasur për obligim që të raportojnë në mënyrë të balancuar. Pasi që në ligj nuk u parapanë rregulla për atë se çka nënkupton raportim i balancuar, Agjencia vendosi që ta shfrytëzoje modelin francez, ku jashtë periudhës zgjedhore matet balancimi dhe këtë e shndërruam në metodologji. Me kërkesën e partive politike, gjegjësisht me marrëveshjen e tyre të nënshkruan, kërkuan që të kthehet metodologjia e 5 janarit të këtij viti. Dallimi midis këtyre dy metodologjive është në atë që në këtë metodologji që tani është në fuqi nuk ka kritere të definuara për atë se çka nënkupton raportim i balancuar 80 ditë para zgjedhjeve dhe mënyrës së raportimit nëse ndonjë medium do të raportoje në mënyrë të balancuar ose do të ngel në vullnetin e anëtarëve të ad hok komisionit”, deklaroi Trajcevski./infoshqip.com